Të zgjohesh me erën e naftës/ Ndotja në Zharrëz, banorët me probleme shëndetësore nga ndotja - Bota Sot
Të zgjohesh me erën e naftës/ Ndotja në Zharrëz, banorët me probleme shëndetësore nga ndotja

Shqipëria

Të zgjohesh me erën e naftës/ Ndotja në Zharrëz, banorët me probleme shëndetësore nga ndotja

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 20:03
Foto

Të flesh dhe të zgjohesh me ajër të ndotur dhe aromë nafte. Kjo është përditshmëria e banorëve të Zharrëzës në Fier.

Prej kohësh tashmë, ata vuajnë problemet shëndetësore si pasojë e ndotjes së shkaktuar nga industria e nxjerrjes së naftës. Shqetësimet e tyre janë të rënda, duke nisur që me vështirësi në frymëmarrje e deri tek karboni në gjak.

“Shqetësimet janë marrje mendësh,veshtirësi në fyrmëmarrje, dhimbje koke të cilat janë të vazhdueshme këtu. Neve nuk hapim dot dyer dhe dritare. Fëmijët u bënë të gjithë me karbon në gjak, vetëm nga ajri i ndotur. Gayrat, tymrat ndosin të gjithë zonë këtu”- shprehen disa banorë.

Pas shpërthimeve që kompania Bankers bëri për kërkimin e naftës disa vite më parë, dëmtoi puset e ujit që banorët përdorin. Tashmë ata e blejnë ujin me bote, pasi uji nuk është më i pijshëm.

“Na kanë thënë se është ujë kanceroz. Solucionet i hedhin këro poshtë tokës. Uji nuk pihet fare, e blejmë atë. Uji që na vjen nuk është i pijshëm, e marrim nga botet. Burimet e ujrave që janë këtu kanë lidhje me naftën”- vazhdojnë më tej.

Banorëve të Zharrëzes, krahas problemeve shëndetësore dhe ujit të pijshëm, ata vuajnë edhe një tjetër problem…atë të dëmtimeve të produkteve bujqësore nga ajri i ndotur dhe gazi i çliruar nga kompanitë e naftës (BANKERS & ALBPETROL).

“Depot e naftës janë rreth 7-8 metra larg me ullinjtë e mi të cilët më janë dëmtuar. Pemët. perimet dhe zarzavatet na janë prishur nga ndotja e gazit.

Për banorët, është e vështirë të jetohet me shpresë në këtë fshat. Edhe kur kompania Bankers ka bërë tentative për ndonjë investim në Zharrëz, ai është lënë përgjysmë.

“Ne jemi fshati që jetojmë kot. Nuk na dëgjon njeri,filluan ca kohe të lagnin rrugën me ujë, e lanë përgjysmë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...