Kavajë, 5 të ndaluar pas tensioneve në KZAZ

Shqipëria

Kavajë, 5 të ndaluar pas tensioneve në KZAZ

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:45
Foto

Pesë persona, mes tyre dy punonjës të bashkisë së Kavajës janë ndaluar lidhur me tensionet e KZAZ nr 42 në Kavajë.

Të mërkurën në mbrëmje, 19 qershor, edhe qyteti i Kavajës u përfshi nga tensionet. Mbështetës së opozitës tentuan të hynin brenda ambienteve të Shkollës “3 Dëshmorët”, ku është vendosur KZZ nr. 42 për të nxjerrë nga aty materialet zgjedhore, por u përballën me efektivët e policisë. 

Tentativës për të rimarrë nën kontroll ambiente e KZAZ Nr 42, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. 

Në Kavajë situata ka vijuar e tillë përgjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa në Tiranë, zëvendës/drejtorja e Policisë së Shtetit dënoi sulmet ndaj KZAZ-ve.

Aida Hajnaj theksoi në deklaratë se Policia e Shtetit do të vijojë punën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore dhe se do të ndëshkojë këdo që vepron në kundërshtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat