Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 08:18
Ilustrim

Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet mot i kthjellët me vranësira të pakta mesatare dhe shtim vranësirash në orët e pasdites.

Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 21 gradë celsius minimalja deri në 32-36 gradë celsius maksimalja.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë./atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat