Ju nuk jeni dele për t’u numëruar nga kriminelët në qendrat e votimit

Shqipëria

Ju nuk jeni dele për t’u numëruar nga kriminelët në qendrat e votimit

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:52
Oerd Bylykbashi

Ju nuk jeni dele per t’u numeruar!

Ju neser me 30 qershor nuk keni zgjedhje por vetem kandidatin e partise ne pushtet.

Partia ne pushtet ju ben presion me cdo forme dhe mjet. Nese jeni ne administrate ju kercenon me vendin e punes nese nuk votoni per te, me gjithe familjen tuaj.‎ Kriminelet qe mbledhin vota per qeverine ju kane “shkundur pak” qe te mos ‎keni dyshime ne koke.

Jua blejne votat ‎dhe qe blerja te jete “kontrate” me detyrim, ku ju keni vetem detyrime dhe jo te drejta, dhe ku ekzekutimin e shitblerjes e mbikqyrin bandat e krimit.

Shteti perdor te gjithe fuqine dhe burimet e tij financiare, materiale dhe njerezore duke mos lejuar gare dhe duke jua bere nul mundesine tuaj qe te zgjidhini.

Ju do te detyroheni te kaloni neper rruge ku policet jane pamja me e “zakonshme”‎, a thua se zgjedhjet jane dite shterrethimi.

Vota juaj nuk eshte e lire sepse ju do te detyroheni te kaloni oborrin dhe korridorin e shkolles ku eshte qendra e votimit, i mbushur me kriminele dhe militante socialiste qe ju filtrojne me shikimin e tyre, ‎deri sa futeni te votoni. Keshtu ju do te krijoni bindjen qe nuk keni rrugedalje.

Sekreti i votes suaj eshte zero, sepse ‎edhe nese futeni ne qendren e votimit i revoltuar nga c’keni pare dhe doni te reagoni duke e prishur voten tuaj nen mbrojtjen e fshehtesise se votes, do te shihni qe aty jane vetem kater komisioneret e Partise Socialiste, nuk ka asnje nga opozita. Ata qendrojne ne kembe vijne rrotull, afrohen prane “dhomes se fshehte” qe vetem e tille nuk eshte, per te pare si po votoni. Keshtu ju jeni te dhunuar dyfish, nuk kishit liri te zgjedhjes por as sekret te votes tuaj.

Me pas do te ikni nga qendra e votimit me koken ulur, te poshteruar ne‎ dinjitetin tuaj prej gjoja qytetari te lire.

Ne shtepi do te prisni rezultatin e numerimit ku per here te pare qe pas 1990 rendesi do te kete vetem perqindja e pjesmarrjes dhe jo rezultati sepse ai dihet.

Ju e dini rezultatin sepse grupet e numerimit jane vetem me socialiste. Po ashtu komisioni i qendres se numerimit ka vetem kater socialiste. Pra ata do t’ju numerojne ‎votat tuaja me sigurine qe ka bariu diku ne vargmalin Dhembel-Nemercke apo diku tjeter kur numeron delet e tij, ja ashtu si per rutine, sepse e di ekzaktesisht sa dele ka ne vathe. Nese do t’i dale ndonje vote e pavlefshme do te shqetesohen si bariu qe i mungon ndonje dele ne fund te dites se kullotes. Nese jo, do t’ia fusin me te pira nga qefi qe pjesmarrja ne votim doli e larte sic ia kishte vene objektivin Shefi i Madh.

Ju do te keni shpresen e vagullt se mos ndonje parti, nga ato partite plankton, qe ka futur Edi Rama ne lojes (se gare nuk eshte), do te ankoje rezultatin ne KQZ. Por e dini qe eshte shprese e kote, kujtim nga zgjedhjet e dikurshme kur ankimi ne KQZ kishte kuptim. Eshte e kote sepse KQZ kontrollohet nga kater antaret socialiste qe marrin te gjitha vendimet. Sa per Kolegjin Zgjedhor, e dini shume mire se gjyqtaret e Kolegjit jane aq te zgjuar sa te ‎kuptojne se me vetingun nuk behet shaka.

Me date 1 korrik ne mbremje do te degjoni Edi Ramen qe deklaron se fitoi te gjitha 61 bashkite, jo vetem kryebashkiaket por edhe keshillat. Ju nuk cuditeni qe sa per pak pluralizem‎, Edi Rama t’ia kete dhene ndonje bashki me marveshje ndonje partie tjeter.

Nese keni jetuar para 1990 dhe e mbani mend komunizmin dhe votimet e tij, shija e hidhur e te kaluares do ju rikthehet ne qiellze. Nese keni lindur ne demokraci, do te keni hidhesine e cudise.

Aty do te kuptoni qe zgjedhja e vetme qe kishit me date 30 qershor 2019, ajo qe shume te tjere perdoren, ishte e drejta juaj kushtetuese per te refuzuar diktatin duke bojkotuar votimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat