Pandeli Majko: Nga 1 Korriku të ulemi përballë njëri-tjetrit

Shqipëria

Pandeli Majko: Nga 1 Korriku të ulemi përballë njëri-tjetrit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:38
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko votoi në qendrën e tij të votimit në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës, ai vlerësoi procesin e qetë të votimit, ndërsa theksoi faktin se deri më tani ka një pjesëmarrje të madhe votuesish.

“Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”, tha Majko. I pyetur lidhur me zgjedhjet e para viteve 90 Majko u përgjigj: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”. Ai theksoi se pas votimeve palët duhet të ulen përballë njëra – tjetrës për të biseduar dhe për të nisur një mënyrë tjetër të vepruari.

“Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri-tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”, tha Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat