Linda Rama: Gjithmonë kam votuar, të votosh një e drejtë e rëndësishme

Shqipëria

Linda Rama: Gjithmonë kam votuar, të votosh një e drejtë e rëndësishme

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:22
Edi Rama, Linda Rama

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama deklaroi sot se të votosh është një e drejtë e rëndësishme.

“Unë votova sot, unë gjithmonë kam votuar! Të votosh është një e drejtë e rëndësishme. Always vote! Voting is important”, thekson Linda Rama pas votimit për zgjedhjet lokale të 2019.

Ajo ka sjellë gjithashtu në vëmendje një intervistë televizive të 2010, ku ka qenë e ftuar në një emision bashkë me Kryeministrin Edi Rama, ku thekson faktin se gjithmonë ka votuar.

Në këtë emision, Linda Rama është shprehur se “unë gjithmonë kam votuar, sa herë janë bërë zgjedhjet kam bërë kujdes të jem në Shqipëri e të votoj, sepse unë mendoj që të votoj është një gjë shumë e rëndësishme dhe është një e drejtë që kemi marrë. Votën e respektoj shumë”.

Linda Rama votoi sot bashkë me Kryeministrin Edi Rama në qendrën e votimit në Surrel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat