Gashi: Integrimi në BE nuk duhej varur nga reforma në drejtësi

Shqipëria

Gashi: Integrimi në BE nuk duhej varur nga reforma në drejtësi

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:06
Jonida Gashi

Akademikja Jonida Gashi e ftuar në emisionin “Tempora” u shpreh se shanset e Shqipërisë për në BE nuk duheshin varur ekskluzivisht tek reforma në drejtësi.

Jonida Gashi: Ndërkombëtarët luajtën një rol kaq kyç, në arkitekturën e reformës, u munduan që ajo të kishte sukses. Fillimi i negociatave u var dhe varet kaq shumë në reformën në drejtësi. 
U invesatua kaq shumë. Lu dhe Vlahutin me deklaratat e tyre kaq publike na habitën të gjithëve, por reforma, u bë e pamundur të kritikohej. Edhe ata duket se u futën në një rrugë pa krye që duhej çuar deri në fund. Reforma që të ishte reale duke qenë se po ndërtohej nga një sistem politik me mangësira të mëdha, duhej ndërtuar që të ishte vazhdimisht e kritikueshme, dhe jo të bëhej e pakritikueshme. Shanset e Shqipërisë për në BE nuk duheshin varur ekskluzivisht tek reforma në drejtësi dhe mbi tagrin e qeverisë për ta realizuar këtë reformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat