Artan Hoxha rrëfen ‘hallin’ e Metës: Ç’ndodhi? Që nga Gjiri i Lalëzit, doli në fushën e betejës

Shqipëria

Artan Hoxha rrëfen ‘hallin’ e Metës: Ç’ndodhi? Që nga Gjiri i Lalëzit, doli në fushën e betejës

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:02
Foto

Ende vendi vijon të jetë në krizë politike. Artan Hoxha, dje në emisionin ‘Real Story’ ka komentuar situatën politike në vend, pasi dje parlamenti miratoi ngritjen e një komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.

Sipas gazetarit, presidenti ka një hall të madh dhe e di se çfarë po gatuhet për të, dhe një shenjë ishte edhe kur doli nga Gjiri i Lalëzit.

“Presidenti ka një hall të madh. Ai e di se çfarë ka bërë dhe se çfarë po gatuhet për të. Çfarë i ndodhi presidentit që nga Gjiri i Lalëzit, doli në fushës e betejës?’, tha Artan Hoxha.

Kuvendi miratoi dje ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat