Ndryshojnë rregullat e pranimit në universitete, çfarë ndodh me mesataren - Bota Sot
Ndryshojnë rregullat e pranimit në universitete, çfarë ndodh me mesataren

Shqipëria

Ndryshojnë rregullat e pranimit në universitete, çfarë ndodh me mesataren

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:11
ilustrim

Rritet nota mesatare për të aplikuar për në universitet. Aplikimet hapen pas dy javësh. Ndërkohë specialistët e arsimit këshillojnë kandidatët për studentë të përditësojnë të dhënat në portalin U Albania në të kundërt humbasin mundësinë për të aplikuar.

Rritet mesatarja për në universitet. Aplikimet nisin në fund të muajit.

Nëse gjatë gjimnazit nuk keni arritur mesatare të notave të paktën 6.5 këtë vit nuk do të mund të aplikoni për në universitet.

Kjo për programet 3 vjeçare Bachelor pasi për degët e mësuesisë mesataren duhet ta keni minimumi 7.5 ndërsa për mjekësinë 8.5.

Maturantët që nuk kalojnë dot pragun e mesatares kanë një tjetër mundësi.

Aplikimet për në universitet do të nisin më 30 korrik dhe do të zgjasin deri më 5 gusht.

Specialistet e arsimit këshillojnë kandidatët për studentë që para se të mbyllin aplikimin të bëjnë kujdes.

Aktualisht rreth 22 mijë kandidatë për studentë kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistem. Numri i kuotave të lira në universitet këtë vit pritet të jetë rreth 35 mijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...