Martohet deputetja që i zuri vendin Bashës, fton kolegët në dasmë

Shqipëria

Martohet deputetja që i zuri vendin Bashës, fton kolegët në dasmë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 19:00
Ilustrim

Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila në Parlament zuri vendin e Lulzim Bashës do i japë fund beqarisë me një ceremoni martesore që do zhvillohet në 31 korrik.

Burime për “Panorama” kanë bërë të ditur se deputetja ka ftuar në këtë ceremoni shumë kolegë të Parlamentit dhe përfaqësues të maxhorancës. I ftuar do të jetë dhe kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ceremonia martesore do të realizohet në një prej restoranteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Majlinda Halilaj ishte kandidate e PD-së në listën e kryeqytetit, renditur më numrin 47. “Panorama” bën të ditur se është 42 vjeç dhe në CV e saj shkruan vetëm që ka arsim të lartë dhe se ka 13 vite eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat