Katër hapat e PD-së sapo të vijë në pushtet, Basha: E para, paketë ligjore radikale kundër korrupsionit qeveritar

Shqipëria

Katër hapat e PD-së sapo të vijë në pushtet, Basha: E para, paketë ligjore radikale kundër korrupsionit qeveritar

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:26
Lulzim Basha

Partia Demokratike, edhe pse jashtë institucioneve, beson se shumë shpejt do të rikthehet në pushtet.

Kjo forcë politike ka shpalosur planin e saj, sapo të vijë në qeverisje.

Në planin e saj janë katër hapa, me të cilin thotë se do të luftojë korrupsionin dhe do të rikuperojë paratë dhe pasuritë e vjedhura.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një video nëpërmjet së cilës tregoi edhe 4 hapat që do të ndjekë PD, për zbulimin e parave të korrupsionit.

Hapi i parë i shpalosur sot nga PD-së është “miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar”.

Më pas vjen hapi i dytë, “hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licencimet publike”.

Hapi i tretë që do të ndërmarrë PD është “rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike”. Dhe hapi i fundit është parashikuar “lufta kundër pastrimit të parave”.

“Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat