Tiranë, KQZ-ja miraton rezultatin e zgjedhjeve

Shqipëria

Tiranë, KQZ-ja miraton rezultatin e zgjedhjeve

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:07
Foto

Pas rreth 1 muaji nga 30 qershori, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale. Kreu i KQZ, Klement Zguri votoi kundër, ndërsa 4 anëtarët e tjerë të komisionit votuan pro, duke shpallur në këtë mënyrë 61 kandidatët fitues të këtyre zgjedhjeve. Ajo që ra në sy në mbledhjen e sotme ishte fakti se KQZ nuk dha shifra se sa vota kanë marrë kandidatët, apo partitë pasi diçka të tillë do ta bëjë në raportin final dhe për këtë duhet një mbledhje tjetër. Tani pritet që të gjithë kandidatët e zgjedhur në 30 qershor, brenda datës 10 gusht, të marrin zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut duke u betuar para këshillave bashkiak. Para votimit, Zguri deklaroi se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, por për fat të keq zgjodhi të dytën.

Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. nuk mund t’i ndajmë nga njëra-tjetra. Kjo ju jep një peshë më të madhe pasi brenda zgjedhjeve përfshihen interesa politike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruara paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë. Këto zgjedhje realisht janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik, nuk kemi pse të druhemi për ta thënë këtë gjë”-tha Klement Zguri, kryetar i KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat