Ky është moti dhe për ditët në vijim

Shqipëria

Ky është moti dhe për ditët në vijim

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Në fundjavë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mundësi për reshje lokale shiu.

Në fillim të javës më freskët dhe reshje lokale shiu.

Nga dita e hënë këto fusha dhe masa më të freskët ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare, e do të sjellin kushte edhe për reshje lokale shiu.

28.07 – Nxehtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

29.07-30.07 – Në fillim të javës vransira dhe intervale me diell. Të hënën herët në mëngjes priten reshje lokale shiu. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

31.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e hënë do të pësojnë rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat