Zgjedhjet në Unionin e Dhomave të Tregtisë do mbahen pa media

Shqipëria

Zgjedhjet në Unionin e Dhomave të Tregtisë do mbahen pa media

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:54
Foto

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë nuk ka pranuar kërkesën e RTV Ora për të ndjekur procesin zgjedhor që do të mbahet në këtë institucion për kryetarin e ri

Refuzimi i kërkesës për ndjekjen e procesit zgjedhor në BDHTISH është bërë me një argumentin se nuk ka kërkesë nga mediat e tjera.

Komisioni vendosi që media të jetë e pranishme vetëm në momentin e fundit kur të jepet rezultati.

Kandidatë për kryetar janë Ines Muçostepa dhe Pjerin Fusha.

Më shumë se një muaj më parë Unioni i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë zgjodhi kryetarin e ri Elizabeta Katiaj.

Ministria e Financave kërkoi rizhvillimin e procesit, ndërsa fituesja Elizabeta Katiaj nisi një proces gjyqësor duke kërkuar të mosripërsëriten votimet deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Padia u rrëzua nga Gjykata Administrative.  Avokatja e cështjes Margarita Kola e quajti vendim arbitrar dhe u shpreh se do e apelonte vendimin.

 Edhe ish kryeministri Sali Berisha denoncoi dje në një postim në facebook zgjedhjet e Unionit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat