Kikia: Opozita rrezikohet nga lëvizjet e Metës

Shqipëria

Kikia: Opozita rrezikohet nga lëvizjet e Metës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 00:36
Mentor Kikia

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila gazetari Mentor Kikia tha se lëvizjet e fundit të Presidentit Meta, janë sinjale jo të mira për opozitën.

Kikia: Opozita tani rrezikohet seriozisht nga lëvizjet e Metës, sepse nëse shikojmë zhvillimet, Meta ka marrë flamurin e opozitarit, edhe si president, apo akoma më tej nëse do të finalizohet lëvizja e mazhorancës për ta shkarkuar atëherë Meta do të kërkojë një vend në krye të turmës së opozitës. Meta do të kërkojë të marrë një rol protagonist, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me lënien në hije të Lulzim Bashës, por kjo do të ketë të bëjë me faktin se çfarë rruge do të ndiqet. Ajo që ka paralajmëruar Meta deri më tani, është për vijën e ashpër. PD dhe Basha vijnë nga një dështim për sa i përket linjës së ashpër, i doli para një mur, përplasi kokën dhe nuk e shembi. Tani PD dhe LSI, me Metën president, apo akoma më tej, jo president, do të ketë problem se çfarë linje do të ndjekë. Do vazhdojë të mbetet në rrugë me dhunën si element, apo do të ulet të mendojë gjëra të shkruara. Nuk është risi ajo çfarë ndodh në politikën shqiptare, jemi mësuar gjithmonë me kulisa, me marrëveshje futje gishtash,  prapaskena, pazare etj. Ka një shans që unë dua ta besoj më shumë sesa ta shpresoj, që me lëvizjet e fundit me futjen në veprim të reformës në drejtësi, të ketë një pastrim të politikës. Unë shpresoj dhe besoj se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhbëhen juridikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat