Basha nxjerr videon: Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen ‘non grata’ të Dakos

Shqipëria

Basha nxjerr videon: Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen ‘non grata’ të Dakos

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 11:11
Edi Rama dhe Vangjush Dako

Kryedemokrati Lulzim Basha publikon një video me anë të së cilës thotë se afera e gjashtë kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është

“obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”.

Ne video nënvizohet se Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen ‘non grata’ të Vangjush Dakos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më tej shtohet se Vangjush Dkao dhe krimi i organizuar janë një dhe se duke blerë pushtetin për Ramën, shtojnë pasurinë për veten.

Video mbyllet me fjalët: “Pa ndëshkimin e Dakove që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi. Shqipëria si Europa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat