Përçarje me PD? Braimllari i LSI: 13 tetori është data e ligjshme për zgjedhjet - Bota Sot
Përçarje me PD? Braimllari i LSI: 13 tetori është data e ligjshme për zgjedhjet

Shqipëria

Përçarje me PD? Braimllari i LSI: 13 tetori është data e ligjshme për zgjedhjet

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:35
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari nuk komentoi nëse brenda opozitës ka nisur përçarja për shkak të zgjedhjeve lokale të 13 tetorit.

I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të KQZ-së për një përçarje me PD-në, ai tha: “Unë kam ardhur në emër të LSI për të dorëzuar kërkesën për regjistrim. Ajo çka është e rëndësishme është se data 13 tetor është ditë e ligjshme zgjedhjesh për pushtetin lokal dhe është e respektueshme nga të gjithë.”

LSI dorëzoi sot kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale dhe Braimllari kërkoi nga anëtarët socialistë të KQZ-së që të respektojnë dekretin e presidentit, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Zgjedhjet janë më 13 tetor, ka një dekret të Presidentit të Republikës dhe zgjedhjet janë të detyrueshme për këdo. Kush nga ‘kamikazët e Rilindjes’ në KQZ nuk respekton dekretin e presidentit, nuk respekton ligjet, do të mbajë përgjegjësitë e veta penale. Me sa duket këta e kanë marrë parasysh që të bëhen ‘kamikazë të Rilindjes”, u shpreh ai.

Sot kur është edhe afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, kërkesën në KQZ e kanë depozituar LSI, PR dhe PAA, por jo Partia Demokratike, e cila nuk tërhiqet nga kushti për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...