Dropull, zjarri shkrumbon 5 ha kullotë

Shqipëria

Dropull, zjarri shkrumbon 5 ha kullotë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 18:27
Dropull

Një zjarr ka rënë në malin mbi fshatin Gotanxi të Bashkisë Dropull. Zjarri është  i përmasave shumë të mëdha dhe i ndihmuar nga era ka shkrumbuar rreth 5 hektarë kullotë.

Zjarri po përhapet me shpejtësi dhe drejt shkrumbimit janë edhe pishat e Goranxisë që është Monument Natyror.

Gjendja është kritike edhe pse zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë për të vënë flakët nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat