Basha: Modeli i vjedhjes nga Rama, fryrja e kostove të tenderave dhe koncesioneve - Bota Sot
Basha: Modeli i vjedhjes nga Rama, fryrja e kostove të tenderave dhe koncesioneve

Shqipëria

Basha: Modeli i vjedhjes nga Rama, fryrja e kostove të tenderave dhe koncesioneve

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:19
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka vijuar me akuzat e tij për vjedhje nga ana e qeverisë, për të cilën ai thotë se ka një model tip i regjimeve të korruptuara në botë.

“Të gjitha koncesionet e Edi Ramës janë të tilla: Fry koston deri disa herë, jepua tenderin klientëve, pastaj ndaj me klientët paratë mbi kosto. Kjo shpjegon se pse rrugët që do të ndërtohen në Shqipëri kushtojnë disa herë më shumë se ato në Europën perëndimore edhe pse me cilësi shumë më të dobët. Kjo shpjegon se pse 600 metra bulevard nga Sheshi Skënderbej tek Stacioni i Trenit do të kushtojë shqiptarëve mbi 5 milionë euro. Nuk bën më shumë se 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahet mes Fushës dhe Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se: “Kjo shpjegon pse rruga Milot-Balldre vetëm 17 kilometra do t’u kushtojë shqiptarëve 256 milionë euro”, duke u ndalur edhe te vendimi i Presidentit Meta për anulimin e këtij koncensioni. “Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshemdes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është ‘Kick-back’ i Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun”.

Basha: Edi Rama, i përfshirë direkt në aferën mafioze miliona euro të faturimit elektronik të bizneseve. Kasat e reja do t’i kushtojnë çdo biznesi 250 euro

Lulzim Basha në bashkëbisedim me gazetarët u ndal edhe te nisma e re e qeverisë për sistemin fiskal, duke denoncuar ndërrimin e kasave fiskale si një vjedhje të planifikuar.

“Është një projekt nga i cili Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikuar të vjedhin nga bizneset me qindra miliona euro në vitet e ardhshme. Edi Rama bëri një ligj për të krijuar një sistem të ri, i cili i detyron bizneset të blejnë kasa të reja dhe programe të reja kompjuterike. Këto do të shiten nga klientët e tij. Aktualisht janë 140 mijë kasa në përdorim, secila duet të zëvendësihet më një kompjutet Ipad dhe progam të ri që do të ksuhtojnë të paktën 250 euro hardëare që do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset dhe 50-100 euro në vit progami kompjuterik dhe mirëmbajtja që i bie deri 14 milonë euro çdo vit. Në 10 vjet bëhet fjalë për deri 170 milionë euro që do të përfitohen nga Edi Rama dhe klientët e tij: do zhvaen bizneset që të vjedhë Edi Rama. Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem ka qenë një tendër tërësisht i korruptuar i sajuar, me të cilin do vidhen menjëherë mbi 10 milionë euro. Tenderi u vodh direkt nga Edi Rama. Ne e dimë për fakt se Edi Rama ëhstë takaur me biznesmeneët kroatë që e dituan sëbashku me dy kompani shqiptare para bërjes të tenderit në zyrën e tij. Pasi tenderi fallco mbaroi, kompania shqiptare Jehona u shit për 250 mijë euro tek një bzinesmen i hetuar për pastrim aprash në kroaci: përmes këtij biznesmeni Edi Rama do të marrë paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci. Është një skemë e sajuar në cdo detaj për të vjedhur: imponimi i panevojshëm me ligj i një sistemi të ri faturimi për bizneset, fryrja e ksotos dhe vjedhja e tenderit për të ndërtuar këtë sistemin të ri, detyrimin e bizneseve për të blerë pajisjet dhe programin e ri kompjuterik tek klientët e vet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...