Moti gjatë ditës së sotme në Shqipëri do të ushtrojë ndikim vala e të nxehtit.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet dhe në lugina në orët e nxehta të ditës. Valëzimi në det do të jetë forcës 2 ballë.
Temperatura minimale do të sillen nga 24-26 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 38-40 gradë Celsius.
Vlen të theksohet se temperatura të larta kishte në bregdetin shqiptar që nga fillimi i këtij muaji. Ato silleshin nga 33 deri në 37 gradë.
Ky mot i mirë erdhi pas shtrëngatave që goditën të gjithë Adriatikun, rrjedhimisht edhe bregdetin shqiptar.