Gjykatat rrëzojnë Tatimet - Bota Sot
Gjykatat rrëzojnë Tatimet

Shqipëria

Gjykatat rrëzojnë Tatimet

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:28
Ilustrim

Vendimet e gjykatave nuk po mbështesin aksionin antiinformalitet të nisur që prej korrikut. Ministrja Anila Denaj e ngriti këtë shqetësim gjatë inspektimeve që realizoi së bashku me drejtoren e tatimeve në Tiranë. Sipas Denajt disa gjykatës kanë hequr shiritin e vendosur nga tatimorët jashtë rregullave.

Ministrja e Financave kritikoi gjykatësit të cilët kanë hequr shiritat e bllokimeve në biznese. Gjatë një inspektimi në kryeqytet Anila Denaj theksoi këto vendime duhet të rishikohen dhe gjykatësit të kontrollohen pasi kjo po shton kostot operacionale të administratës tatimore.

Denaj: Me një vendim gjykate, gjykatësi vendos brenda një kohe shumë të shkurtër që administrata tatimore, megjithëse ka konstatime të shkeljes së ligjit, gjykatësi vendos për jo. KJo nuk është e drejtë. Ne shpresojmë që një ditë këto vendime gjykate të rishikohen, ata gjykatës të kontrollohen. Ne do të vazhdojmë punën.

Edhe pse nuk dha detaje Denaj ripërsëriti faktin që në fillim të shtatorit do të prezantohet paketa e re e penaliteteve për bizneset që kapen me shkelje.

Denaj: Të evidentojë paligjshmërinë dhe ta dënojë atë pa qenë nevoja për gjimnastika, apo akrobacira nëpërmjet gjykatësve.

Që nga nisja e aksionit nga kontrollet e realizuara në të gjithë vendin janë konstatur 50 % e bizneseve janë me shkelje. Drejtorja e Tatimeve deklaroi se problem mbetet lëshimi i kuponit dhe regjistrimi i biznesve.

Delina Ibrahimaj: Ka gjetur 532 shkelje nga 1137 kontrolle. Shkeljet kanë qenë të llojeve të ndryshme, ku mund të përmendim shkelje për mosregjistrim të punonjësve.

Aksioni antiinformalitet pritet të vijoj përgjatë gjithë vitit dhe do të zgjerohet më tej edhe në sektorin e ndërtimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...