Turistët “gjallërojnë” Sarandën, dominojnë italianët por gjen edhe grekë e gjermanë

Shqipëria

Turistët “gjallërojnë” Sarandën, dominojnë italianët por gjen edhe grekë e gjermanë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:29
Saranda

15 ditëshi i fundit i gushtit ka shtuar ndjeshëm turistët e huaj në Sarandë. Në qytetin bregdetar këtë vit mbizotëruan italianët, por nuk mungojnë as grekët e gjermanët. Pas një ditë në plazhe, turistët i japin gjallëri shëtitores ku në një 1 km gjatësi i gjen nga restorantet deri tek vendet për argëtim.

Pas një dite në plazhet e qytetit ose ishujve të Ksamilit, turistët shqiptare e të huaj i japin gjallëri shëtitores së Sarandës.

Restorante, lojëra, suvenire, dhe klube ofrohen në rreth 1km gjatësi buzë detit.

Produktet e detit janë kryesoret në menunë e restoranteve.

Të paktë janë të huajt që duan të provojnë ushqime tradicionale shqiptare, dhe aq më të paktë janë ato restorante që e ofrojnë atë.

Ka prej tyre që pushimet në vendin tonë i shënjojnë me një simbol shqiptar.

Vitet e fundit në Sarandë janë bërë të modës mini-baret në rrugë. Ata janë një ndalesë e turistëve para se ti drejtohen clubeve

Një shëtitje me barkë është një prej alternatitave për një mbrëmje ndryshe.

Diçka për të pirë, det, freski, muzikë dhe qiell të hapur.

"Kemi vizituar qytetin dhe  është shumë mirë.Të gjitha plazhet janë të bukura. Kemi qëndruar në Ksamil.Njerëz mikpritës. Jam për herë të dytë në sarandë dhe besoj se do të rikthem sërish".

Në Sarandë këtë verë mbizotërojnë italianët. Por nuk mungojnë as pushuesit nga Greqia.

"Më pëlqeu Saranda. Uji shumë i pastër dhe plazhe me pamje të bukur.Darkave kemi shëtitur në qytet dhe me varka".

Netët në Sarandë janë kështu të gjalla dhe tipike për një qytet turistik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat