Djali tenton të vrasë nënën, policia parandalon krimin

Shqipëria

Djali tenton të vrasë nënën, policia parandalon krimin

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:47
Ilustrim

Është arrestuar në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E.D, 38 vjeçar, banues në Dushk, Lushnjë.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat