Berisha denoncoi atentatin ndaj djalit të Spartak Brahos, policia ka një tjetër version për ngjarjen

Shqipëria

Berisha denoncoi atentatin ndaj djalit të Spartak Brahos, policia ka një tjetër version për ngjarjen

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 21:53
Spartak Brahos

Ish- kryeministri Sali Berisha shkroi sot për një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit.

Sipas mesazhit të publikuar prej tij më datë 18 gusht dy persona kanë tentuar të vrasin djalin e deputetit, Spartak Braho në hyrje të pallatit.

Berisha pretendon se ngjarja në fjalë është mbajtur e fshehtë qëllimisht nga ana e policisë.

“Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos. Policia fsheh ngjarjen!”, shkruan ai.

Mesazhi i publikuar nga Berisha

pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!

Por sipas një njoftimi të policisë të shpërndarë më 19 gusht është shpallur në kërkim një 26 vjeçar, i cili kishte kanosur me armë zjarri shtetasin K.B, 35 vjeç, banues në Durrës. Një nga djemtë e deputetit Braho, quhet Kreshnik Braho, me profesion prokuror.

Në një komunikatë tjetër të po asaj dite, thuhet se A.B, 38 vjeç (Arbër Braho) është proceduar pasi ka goditur me sende të forta dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga policia për kanosje me armë zjarri.

Njoftimet e policisë:

Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.

Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat