Bashkëshortja e ish-policit të vrarë, Santiago Malko, i cili u vra mbrëmjen e djeshme me 10 plumba në zonën e Xhamllikut ka qenë punonjëse e forcave “Shqiponja”.
Është ish-efektivja Dea Riçku, me origjinë nga Dibra. Ajo ka bërë një kurs profesional 6-mujor, ku është trajnuar si police. Ndërkohë që po shkollohet për Juridik në Universitetin shtetëror të Tiranës, në vitin e parë të studimeve për master shkencor Penal. Dea Riçku e filloi punën si police e rendit në komisariatin e Kamzës dhe në janar të 2016-ës punoi me patrullën e “Shqiponjave”. Tani ajo nuk është më pjesë e forcave të policisë.