Shoqatat e biznesit mbështesin procesin e fiskalizimit në Shqipëri

Shqipëria

Shoqatat e biznesit mbështesin procesin e fiskalizimit në Shqipëri

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim

Shoqatat e biznesit në Shqipëri e mbështesin procesin e fiskalizimit, një draftligj që po konsultohet me grupet e interesit dhe pritet të ndryshojë tërësisht sistemin përmes të cilit biznesi raporton aktivitetin e tij tek tatimet.

Drafti, parashikon që nga viti i ardhshëm, të gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë, të implementojnë një program të ri kompjuterik, përmes të cilit do të raportojnë në kohë reale tek tatimet çdo shitje. .

Kjo është vetëm faza e parë e projektit të fiskalizimit, pasi në 2021 drafti parashikon të forcojë mbikëqyrjen edhe për shitjet biznes me biznes.

Por shoqatat e biznesit janë skeptike për afatet e vendosura, ndaj propozojnë shtyrjen në kohë këtij procesi.

Drafti i fiskalizimit u prezantua në fund të muajit korrik dhe është në fazë konsultimesh publike me grupet e interesit. Kërkesa për shtyrjen e afatit i është parashtruar edhe Ministrisë së Financave gjatë tryezave të konsultimit.

Ndaj, në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, teksa prezantoi detajet e ligjit të ri, ministrja e Financave Anila Denaj e la të hapur mundësinë e shtyrjes në kohë të fiskalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat