Çështja e Kajmakut/ Arta Marku i kërkon provat PD, Balliu: Janë në sistem

Shqipëria

Çështja e Kajmakut/ Arta Marku i kërkon provat PD, Balliu: Janë në sistem

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:01
Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu gjatë një konference për shtyp tha se Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku i kërkon PD, të dhëna në lidhje me Agim Kajmakun, kreun e Bashkisë së Vorës, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Balliut, Jorgo Toto alias Agim Kajmaku mbrohet nga Edi Rama sepse ai është simboli i modelit kriminal me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh. Ndër të tjera, ish-deputeti shtoi se provat për inkriminimin e Kajmakut në Greqi janë të kontestueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat