Skandal me “Rrugën e Arbrit”, kompania ‘Gjoka Konstruksion’ mashtroi shtetin me punë të lëna përgjysmë - Bota Sot
Skandal me “Rrugën e Arbrit”, kompania ‘Gjoka Konstruksion’ mashtroi shtetin me punë të lëna përgjysmë

Shqipëria

Skandal me “Rrugën e Arbrit”, kompania ‘Gjoka Konstruksion’ mashtroi shtetin me punë të lëna përgjysmë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Përpjekja për të fituar tenderin tashmë të anuluar të rrugës Kardhiq-Delvine loti 7, ka zbuluar skandalin me kompaninë që po ndërton “Rrugën e Arbrit”, “Gjoka Konstruksion”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në cilësinë e autoritetit kontraktor, ka bërë verifikimet e nevojshme për pjesëmarrësit në procedurën e prokurimit për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndër të cilët ka qenë edhe kompania “Gjoka Konstruksion”.

Sipas ARRSH-së, kjo kompani për të dëshmuar plotësimin e një kriteri për kualifikim, atë të eksperiencës për punë të ngjashme, ka paraqitur dokumentacion që përmban informacion të rremë, lidhur me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Për këtë arsye, në datën 12 shtator, ARRSH i ka kërkuar agjencisë së prokurimit publik nisjen e një procedure hetimi administrativ për kompaninë e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”.

Konkretisht sipas raportit të ARRSH mbi verifikimin e punimeve në nënkontratën me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e “Rrugës së Arbrit” faza e parë, segmenti numër 3 Zall Bastar -dalje Ura e Vashës”, punimet e marra përsipër nga operatori “Gjoka Konstruksion” nuk kanë përfunduar sipas kontratës.

Ka zëra punimesh që janë paraqitur si të përfunduara por që në fakt janë të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma. Inspektimi i kryer është realizuar pas një periudhe gati tre mujore nga data e kolaudimit, çka do të thotë se kompania është paguar nga thesari i shtetit për këto punime.

Por grupi i punës i ngritur nga ARRSH doli në përfundimin se asnjë nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” nuk ka përfunduar dhe nuk plotëson parametrat dhe standardet e kërkuara.
Punimet e pakryera konsistojnë kryesisht në ndërtim drenazhi, torkretim me llaç, çimento, vendosje rrjete teli në skarpata zgarë hekuri, sistemi në ndriçim për njoftim evakuimi, sistemi i njoftimit të emergjencave në tunele, sistemi i detektimit të alarmit të zjarrit dhe ai i tokëzimit.

“Gjoka konstruksion” ka marrë me koncesion ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” për 225 milionë euro. Kompania duhet të siguroje paratë, të ndërtojë rrugën dhe më pas shteti e paguan, por në pamundësi për të gjetur pagesat ka falsifikuar dokumentet dhe ka marrë gati 70 miliardë leke nga thesari i shtetit për punë të pa përfunduara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...