Korporata e investimeve/ Deputetët shpjegojnë se si do funksionojë

Shqipëria

Korporata e investimeve/ Deputetët shpjegojnë se si do funksionojë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:14
Foto

Komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi projektligjin që ngre korporatën shtetërore të investimeve sipas variantit të dakortësuar me komisionin europian. Por për çfarë do të shërbejë kjo korporatë.

“Për të identifikuar prona shtetërore që do të përdoren në projekte investimesh me impakt të gjerë”, shprehet Reme Lala.

Pra korporata do të përdorë pronat shtetërore për të realizuar mbi to investime të përbashkëta me partnerë privatë që janë rentabël dhe nxisin zhvillimin ekonomik.

“Këto prona sot janë të pashfrytëzuara, madje shteti paguan për ti mirëmbajtur dhe ruajtur. qëllimi i kësaj korporate është pikërisht ky. që të marrë këto prona dhe të bëj projekte të cilat janë menjëherë të financueshme nga institucionet financiare dhe donatorët e huaj”, ka thënë Senida Mesi.

“Ky është një instrument që i bën investimet e donatorëve më të shpejta, eliminon burokracinë dhe më eficente”, shprehet Ahmetaj.

Por nga i do i sigurojë paratë korporata për të realizuar këto investime? Dy janë burimet kryesore.

“I pari është kapitali fillestar i shtetit me 368 milionë lekë, por kryesorja do të jenë fondet nga donatorët apo bankat e huaja të zhvillimit”, tha Elton Haxhiu zëvendësministër i financave.

Sipas ministrisë së financave korporata do jetë subjekt i auditimit nga KLSH dhe do i nënshtrohet ligjit të prokurimit publik, kur prokuron fonde shtetërore dhe rregullave të donatorëve kur përdor paratë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat