Botuesit kërkojnë ndihmë: Duhen ulur taksat mbi botimet - Bota Sot
Botuesit kërkojnë ndihmë: Duhen ulur taksat mbi botimet

Shqipëria

Botuesit kërkojnë ndihmë: Duhen ulur taksat mbi botimet

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:36
Ilustrim

Që në maj të këtij vit Botuesit shqiptarë i janë drejtuar drejtuar deputetëve të komisionit të medias duke u kërkuar seancë dëgjimore me Minstrat e arsimit, kulturës dhe ekonomisë në lidhje me gjendjen shqetësuese sipas tyre që sistemi i librit në vendin tonë.

Pas më shumë se tre muajsh përpara deputetëve ishin kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymer, por jo ministret të cilat u përfaqësuan në nivel teknik. Botuesit kërkojnë ndërhyrje në rrjetin e bibliotekave publike të qyteteve me qëllim pasurimin e tyre.

Numri i librarive në vend po ulet thonë botuesit dhe sipas tyre nevojiten politika lehtësuese nga pushteti lokal dhe ai qendror. Ata kërkojnë po ashtu rishikim e barrës fiskale për honoraret e punës krijuese nga 15% në 6%. Por përfaqësuesit e Ministrisë së financave thanë se niveli i taksave nuk mund të ndryshojë.

Libri shqiptar nuk lëviz lirshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës për shkak të procedurave doganore me kosto. Botuesit kërkojnë përjashtimin nga skanimi. Nga ana tjetër kërkojnë që të drejtat e autorit të administrohen nga një agjenci jo qeveritare, ndërkohë që konfliktet të zgjidhen nga Gjykatat.

Për tu rikthyer edhe njëherë te kostot e botuesve, ata kërkojnë uljen e numrit të kopjeve nga 5 në 1, të botimeve të reja të detyruara për bibliotekën kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...