Gati që të ikë PD, Gjiknuri: S’mjafton, të shkojë në burg për vjedhje votash - Bota Sot
Gati që të ikë PD, Gjiknuri: S’mjafton, të shkojë në burg për vjedhje votash

Shqipëria

Gati që të ikë PD, Gjiknuri: S’mjafton, të shkojë në burg për vjedhje votash

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:27
Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri i pyetur nga Top-Channel nëse do ta plotësojë kërkesën e PD për tu larguar si bashkëkryetar i reformës zgjedhore , shprehet i gatshëm ta bëjë këtë.

“Kam thënë nëse ky është kusht i vetëm dhe ata marrin pjesë, unë mund ta shqyrtoj pozicionin tim në bashkëbisedim me partinë time, sepse unë aty përfaqësoj Partinë Socialiste dhe jo veten time”, ka thënë Damian Gjiknuri.

Qëndrimi Damian Gjiknurit nuk e gëzoi apo ta bënte PD të zbuste qëndrim. Përkundrazi.

“Kjo nuk është kërkesë e opozitës, është standard Europian. Është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjet e negociatave. Dy duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet që kanë kryer”, ka thënë Gazment Bardhi.

Sulmin e PD për zotin Gjiknuri tentoi ta amortizontë numri dy i  PS Taulant Balla.

“Zoti Gjiknuri duhet ta themi me plot gojën, dhe të gjithë e dimë që është një ndër ekspertët, në mos eksperti më i mirë, i reformave shumë vjeçarë në Shqipëri. Ky është një debat pa kuptim, asnjë pal nuk mund të zgjedh palën tjetër”, u shpreh Taulant Balla.

Opozita e re, ishte interesuar që përmes reformës zgjedhore të dërgonte një mesazh në Washington.

“I themi zotit palmer se ne jemi gati te ulemi në tryezë sic ka kërkuar SHBA dhe Gjermania”, ka thënë Ralf Gjoni.

Demokristiani, Nard Ndoka aleati i Bashës thotë se duhet shkuar përtej diskutimit të reformës zgjedhore.

“Në çdo moment dialogu është shumë i rëndësishëm, por kjo nismë është gjysmake. Kërkojmë një agjendë që ti japi zgjidhje përfundimtare kësaj krize”, ka thënë Nard Ndoka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...