Rinis seanca gjyqësore, pritet vendimi për Saimir Tahirin - Bota Sot
Rinis seanca gjyqësore, pritet vendimi për Saimir Tahirin

Shqipëria

Rinis seanca gjyqësore, pritet vendimi për Saimir Tahirin

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:40
Saimir Tahiri

Ora 21:29 Rinis seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pritet të jepet vendimi për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ora 15:29 Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia, aty ku në orën 16:00 pritet të jepet edhe vendimi për të. Trupa gjykuese është tërhequr për vendim. Prokuroria kërkon 12 vjet burg për Tahirin.

Tahiri thumbon Xhafën

Para vendimit, ish-ministri ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që ai të dënohet. Duke hedhur poshtë përgjimet, Tahiri tha se në 23 prill ka qenë në drekë me Ramën. Ish-ministri  ka deklaruar se nëse i provohet akuza shkon vetë në burg.

Nuk la pa thumbur Fatmir Xhafën duke i kujtuar vëllain e akuzuar për trafik droge.  

Tahiri: Kam 2 vjet që jam nën hetim, unë ministri i Brendshëm akuzohem se kam trafikuar drogë. S'ka asnjë provë. E vetmja provë është se i kam shitur makinën vëllait të Moisi dhe Florjan Habilaj, që nuk është i përfshirë në asnjë akuzë kriminale. Edhe sikur të isha vëllai i Habilajve nuk kisha pse të jem fajtor se vëllezërit merren me drogë. Unë kam qenë në dreke në Dajt me Edi Ramën dhe qeverinë në 23 prill dhe jo me Habilajt. Ja ku janë titujt e gazetave që e kanë publikuar dhe në foto unë me Ramën. Për mua është jeta ime në këtë proces, për ju është vetëm një proces. Më kanë vëne edhe bomba gjatë punës time. Iki në burg vetë nëse më vërtetohen akuzat.

Ndërsa avokati Maks Haxhia tha se më atë dosje, ish-ministri është i pafajshëm.

"Nuk ka fakt tjetër ky proces përveçse pafajësi me atë dosje. Nëse kanë dosje tjetër hajde flasim pastaj", tha Maks Haxhia.

Gjykata ka konstatuar provat e përmendura në seancën e kaluar

Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme. Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes.

Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

"Kam kryer detyrën si ministër i Brendshëm dhe nuk kam lidhje me grupin e strukturuar kriminal", është shprehur ish-ministri.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg

Ne seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin. Por ish-ministri së bashku me ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela rrezikojnë të vuajnë nga 8 vjet burg nga 12 që kërkoi Prokuroria, në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...