Shqipëri, 4554 aksidente në rrugë - shkak përdorimi i telefonit

Shqipëria

Shqipëri, 4554 aksidente në rrugë - shkak përdorimi i telefonit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Që prej 1 janarit e deri më sot në Shqipëri janë regjistruar 4554 aksidente me 113 jetë të humbura.

Në të shumtën e rasteve shkak i aksidenteve automobilistike rrugore ka qenë përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, dërgimit të mesazheve, thirrjet në telefon apo dhe ndjekja e rrjeteve sociale në timon.

Ndëshkimi i drejtuesve që përdorin telefon është 15 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që prej dy vitesh kërkohet të shumëfishohet gjoba./Tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat