Dëmet nga tërmeti, Ministria e Financave: Kemi fondet e nevojshme - Bota Sot
Dëmet nga tërmeti, Ministria e Financave: Kemi fondet e nevojshme

Shqipëria

Dëmet nga tërmeti, Ministria e Financave: Kemi fondet e nevojshme

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 07:05
Ilustrim

Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se disponon të gjithe fondet e nevojshme për të përballuar situatat e shkaktuara nga fatkeqësi të tilla natyrore si tërmeti i sotëm.

"Si institucioni që ka në varësi Inspektoriatin Shteteror të Mbikqyrjes së Tregut, MFE po koordinon gjithashtu me pushtetin vendor, kompanitë e ashensorëve dhe administratorët e pallateve për rritjen e ndërgjegjësimit për për të bërë verifikimin e gjëndjes së tyre teknike, pas situatës së krijuar nga tërmeti.

Një informacion më i detajuar për trupat e autorizuara që kryejnë verifikimin e plotë të ashensorëve gjendet në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut www.ishmt.gov.al si dhe mund të shkruani për rastet emergjente dhe për cdo problematikë tjetër lidhur me ashensorët në adresën [email protected]" .

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë thotë se dhe strukturat e saj në varësi janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin të gjithë situatën në kohë reale.

"MFE po bashkëpunon me të gjitha ministritë e linjës, pushtetin vendor dhe strukturat e tjera që janë në terren për t'u informuar mbi dëmet e shkaktuara nga kjo dukuri natyrore.Edhe pse keto struktura po evidentojne dëmet në terren është ende herët për të llogaritur efektet financiare të këtyre dëmeve".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...