Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri? - Bota Sot
Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri?

Shqipëria

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri?

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Sizmologu Ervin Kasaj, pas lëkundjeve të tokës një ditë më parë, analizon se në Shqipëri gjithsesi nuk është përjetuar një tërmet i madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër.

Kasaj thotë në një analizë se në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet.

Në hartën globale të rrezikut, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit 2 para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Sipas sizmologut Kasaj, ekspertët kanë përgatitur hartat sizmike, duke evidentuar zonat më të rrezikshme të tërmeteve, e për t’u treguar ekspertëve të ndërtimit, se duhen marrë masa konstruktive për bërjen ballë të këtyre fenomeneve natyrore.

Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Zonat më të rrezikuara janë, pikësëpari, ajo e bregdetit, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është Leskovik-Korçë-Pogradec dhe Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë, një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë.

Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë-Ulqin. “Shumë njerëz në Shqipëri nuk e kanë përjetuar një tërmet të madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër, shprehet sizmologu Kasaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...