Gjylameti: S'ka marrëveshje PS-PD, por ftesë për dialog

Shqipëria

Gjylameti: S'ka marrëveshje PS-PD, por ftesë për dialog

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:15
Blerina Gjylameti

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti tha se nuk ka një marrëveshje mes PS dhe PD, por ka vetëm ftesë për dialog. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Gjylameti u shpreh se tryeza për reformën zgjedhore tregon se dialogu ka filluar.

Sipas saj, tryeza për reformën zgjedhore është një hap i parë për zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa theksoi se ftesa ndaj opozitës jo parlamentare do të jetë e vazhdueshme edhe në tryeza të tjera.

Pyetje: A ka një marrëveshje  mes PS dhe PD, pasi opozita e re i druhet një marrëveshje të tillë?

Gjylameti: Jo, ka një ftesë për dialog, një ftesë e përsëritur herë pas here, rregullisht. Ka qenë opozita jo parlamentare që në takimet që ka patur me grupin e CDU - CSU e kanë vendosur në kushtet për hapjen e negociatave, reformën zgjedhore.

Ftesa vazhdon ende. Ai momenti i djeshëm tregoi që dialogu ka filluar, ta çojmë më tutje me veprime konkrete në mënyrë që ta votojmë sëbashku me kolegët tanë të opozitës në parlament këtë reformë që është e shumëpritur.

Pyetje:  Pra e shihni si një hap të parë të zgjidhjes së krizës politike, tyrezën për reformën zgjedhore? 

Gjylameti: Unë mendoj që po, pavarësisht faktit se ishte në nivel ekspertësh nga PD, pavarësisht se mbajtën një deklaratë politike dhe e lanë me aq, por nuk erdhën me propozime konkrete për të zgjidhur ngërçin dhe për të adresuar problematikat që kanë të bëjmë me administrimin e procesit zgjedhor. Hapi i parë është pozitiv. Nëse besoj se ftesës sonë të vazhdueshëm do ti përgjigjen dhe po ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarët që janë pjesë e pandarë e këtij procesi. Nëse ngelemi në fazën e retorikës dhe nuk ulemi në tavolinë për të adresuar problemet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në fund të ditës nuk kemi arritur asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat