Dalin pamjet e ndjekjes në det! Skafisti shqiptar tenton t’i shpëtojë helikopterit dhe policisë greke

Shqipëria

Dalin pamjet e ndjekjes në det! Skafisti shqiptar tenton t’i shpëtojë helikopterit dhe policisë greke

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 18:46
Skafisti shqiptar tenton t’i shpëtojë helikopterit dhe policisë greke

Media greke ka publikuar pamjet e ndjekjes së dy gomoneve në ujërat e saj territorial, gjatë operacionit të djeshëm.

Në videon e mëposhtme mund të shihni pamjet teksa një helicopter ndjek gomonen e drejtuar nga një shqiptar, i cili mban në kokë një kokore dhe drejton me shpejtësi të konsiderueshme mjetin, në tentativë për t’u arratisur.

Gomonet në fjalë trafikonin drogë. Ditën e djeshme në median greke lajmi bëri mjaft jehonë pasi teksa ndiqeshin nga policia, autoritetet kanë shkëmbyer zjarr me trafikantët. Deri më tani janë arrestuar tre shqiptarë në njërën gomone.

Të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me trafikun që po kryenin. Mediat greke shkruajnë sërish sot mbi rastin duke sqaruar se droga nisej nga Shqipëria (hashash) dhe më pas shkëmbehej me heroinë në Turqi. Në bordin e gomones së kapur nuk u gjet drogë, duke lënë të kuptohej se skafistët mund ta kenë hedhur lëndën narkotike në det kur e kanë pikasur se po ndiqeshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat