Çelja e negociatave, nis diskutimi në Bundestagun gjerman për Shqipërinë

Shqipëria

Çelja e negociatave, nis diskutimi në Bundestagun gjerman për Shqipërinë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 21:15
Bungestagu gjerman

Bungestagu gjerman ka nisur diskutimet për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë. 

Deputeti i SPD, Josip Juratovis kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke deklaruar se duhet t'i japim një shans Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar.

Florian Hahn: Po të votojmë për Shqipërinë i japim një shans historik. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat