Dhjetori është afati i fundit i aplikimit për kartë identiteti dhe kjo i kushton orë të gjata pritje edhe qytetarëve të Beratit.
Radhë e humbje durimi haset çdo ditë në sportelet e përcaktuara për aplikim.
Qytetar: "Kemi dy orë këtu dhe asnjë zgjidhje. Vijmë presim dhe si përfundim asnjë rrugëzgjidhje."
Qytetare: "Kam ardhur nga Greqia për të nxjerrë pasaportën dhe kartën e shëndetit por është shumë e vështirë."
Ankesat e qytetarëve janë të përditshme por nuk ka një reagim. Sipas qytetarëve mospajisja në kohë me këto dokumente i penalizon në zyrat e shtetit për të marrë shërbimet e kërkuara dhe pensionet për pensionistët.