“Anëtarësimi nuk ndodh brenda natës” Drejtuesit e BE-së letër vendeve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë

Shqipëria

“Anëtarësimi nuk ndodh brenda natës” Drejtuesit e BE-së letër vendeve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 18:46
Donald Tusk

Presidenti i KiE-së Donald Tusk, Presidenti në largim i Komisioni Evropian Juncker dhe ajo e zgjedhur Von der Leyen si dhe Presideni i PE-së Sassoli i kanë shkruar një letër të përbashkët vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Letra e firmosur nga të gjithë drejtuesit e BE-së, vjen pak ditë para vendimit më 18 tetor, ku vendet anëtare të Evropës do të japin verdiktin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në letër shkruhet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë atë që BE i ka kërkuar dhe se hapja e negociatave nuk është anëtarësim “brenda natës”.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë.

Nuk ka asnjë garanci për sukses. Do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Anëtarësia nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshëm për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate.

Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet.”-shkruhet në letër.

Letra e plotë

Te dashur kolege,

Qershorin e kaluar u pajtuam të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori 2019.

Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Unionit për të përmbushur premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen.

Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BE do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë.

Nuk ka asnjë garanci për sukses. Do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Anëtarësia nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshëm për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate.

Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat