Rrëfehet 13-vjeçarja: Rrëmbimin e sajova se nuk më linin prindërit të dilja me shoqet - Bota Sot
Rrëfehet 13-vjeçarja: Rrëmbimin e sajova se nuk më linin prindërit të dilja me shoqet

Shqipëria

Rrëfehet 13-vjeçarja: Rrëmbimin e sajova se nuk më linin prindërit të dilja me shoqet

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Rezultoi një mashtrim i bërë nga vetë vajza e mitur i gjithë rrëmbimi dramatik prej rreth 4 orësh.

13-vjeçarja me inicialet S.B. është gjetur nga policia në një qendër tregtare afër zonës ku banon dhe ka qenë bashkë me shoqet.

Vetë ajo ka treguar se është larguar pasi prindërit nuk i jepnin leje dhe ka sajuar vetë rrëmbimin.

“Jam larguar nga banesa për të kaluar një pasdite me shoqet. Por ngaqë prindërit nuk më jepnin leje sajova rrëmbimin”, ka rrëfyer vajza.

Gjithsesi policia vijon hetimet për ngjarjen, për të zbardhur të vërtetën e ‘rrëmbimit’ që alarmoi kryeqytetin por jo vetëm.

Në njoftimin e saj zyrtar Policia e Shtetit tha:

Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...