Rama e talli pse i ikën goja shtrembër, ja si i përgjigjet Shehi

Shqipëria

Rama e talli pse i ikën goja shtrembër, ja si i përgjigjet Shehi

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 00:54
Dashamir Shehi

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i është kundërpërgjigjur talljeve të mbrëmshme të kryeministrit duke u shprehur se, Rama është një njeri i rrjedhur dhe i keq pasi po vjedh shqiptarët. Ai ka theksuar se, populli shqiptar e njeh shumë mirë atë dhe Ramën se kush janë dhe cilat kanë marrë për gra.

Reagimi i Shehit erdhi pasi Rama mbrëmë në intervistë televizive e quajti pijanec rakie dhe e përqeshi për gojën shtrembër kur Shehi flet.

“Jam mësuar me Ramën, nuk është hera e parë. Merr drogë apo s’merr drogë është punë për të. Unë me PS-në jam marrë në rrafshin politik. Ky kryeministër është i keq, është i rrjedhur nuk është njeri normal këtu. Ky u bë vite që grabit në mënyrë të vazhdueshme shtetin, i ndal lekët me oligarkët. Do ta pranim edhe kështu nuk do na prekte paratë.

Kush pret që ne do të nevrikosemi dhe do të hymë në rrjedhën e batutave, ne nuk i hymë kësaj pune, ne merremi me politikë. Ku bën ligje për të grabitur vendin. Prandaj i djeg Ramës kjo që them unë, nuk merrem se ç’bën ky me jetën e tij.

Rama më rezulton në histori se është krye-hajduti më i madh. Rama sulmon ata që i duken më të rrezikshëm. Na njohin të gjithë, ku banojmë, kë kemi për gra, na njohin të gjithë”, u shpreh Dashamir Shehi.

Shehi tha se nuk do të bjerë pre e lojës së Edi Ramës, për t’u përplasur për çështje banale, dhe jashtë europës nuk të lë rakia, por korrupsioni dhe grabitja që banda e tij iu ka bërë shqiptarëve.

“Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hudhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre. Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë. Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit.

Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton.

Termat opozitë parlamentare dhe joparlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm. Grupet që janë sot në Kuvend janë krijuar nga Rama, ata vetë mund të përdoren sipas intersave të Ramës. Nuk mund të ndjekim këtë vizatim pervers që Edi Rama i ka bërë opozitës dhe Kuvendit”, u shpreh Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat