Shkolla e drejtorëve nis në nëntor

Shqipëria

Shkolla e drejtorëve nis në nëntor

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:17
Doriana Matraku

48 drejtorë dhe nëndrejtorë të sistemit parauniversitar në Tiranë do të nisin në nëntor trajnimin e detyrueshëm në atë që njihet si Shkolla e Drejtorëve. Trajnimi zgjat 9 muaj dhe në përfundim do të pasohet me provimin e certifikimit.

Doriana Matraku, Drejtore e Shkollës së Drejtorëve: Të gjithë drejtuesit aktual duhet të jenë pjesë e programit të trajnimit të detyrueshëm dhe procesit të certifikimit. Më tej, kushdo që aspiron të bëhet drejtues nuk mund të hyjë më në rolin e drejtuesit pa kaluar këto filtra. Është domosdoshmëri, është një program trajnimi, i cili është i ndërthuru në orë teorike me praktikën profesionale.

Drejtorja Doriana Matraku thotë se provimi mund të jepet vetëm dy herë dhe nëse kandidatët nuk rezultojnë kalues rrezikojnë vendin e punës.

Doriana Matraku, Drejtore e Shkollës së Drejtorëve: Në rastin e mos mbarimit me sukses  të programit të trajnimit i jepet dhe një mundësi kandidatit për të ndjekur module të caktuara. Më pas në procesin e certifikimit ai ka të drejtë të hyjë vetëm dy herë dhe në rast se edhe herën e dytë nuk kalon me sukses provimin e certifikimit rrezikohet edhe vendi i tij i punës.

Aplikimet për programin e trajnimit të detyrueshëm përfundojnë më 11 tetor. Në rang vendi janë rreth 2500 drejtorë dhe nëndrejtorë të cilët ligji i detyron të kryejnë Shkollën e Drejtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat