Pjesë e grupit që trafikoi 2.5 ton drogë në Ankona, ekstradohet nga Franca vlonjati

Shqipëria

Pjesë e grupit që trafikoi 2.5 ton drogë në Ankona, ekstradohet nga Franca vlonjati

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:53
Droga

Ekstradohet nga Franca një 31 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Parisi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar J. B., banues në Vlorë.

"Autoritetet policore franceze pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit J. B., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana" njofton policia.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në organizatat kriminale".

Shtetasi J. B., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike cannabis sativa e ngarkuar në një kamion me palete druri, e cila është bllokuar dhe sekuestruar në Itali.

Për trafikimin e lëndës narkotike, shtetasi J. B., ka vepruar në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat