Shoqërohet në polici ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu

Shqipëria

Shoqërohet në polici ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 19:48
Klevis Balliu

Sapo ka përfunduar protesta e banorëve të Unazës së Re, ku në mbështetje të tyre ishin prezent më shumë qytetarë se zakonisht, kanë nisur edhe arrestimet nga ana e Policisë ku sipas burimeve përveç disa prej banorëve paraprakisht thuhet se është shoqëruar edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Balliu është njëri prej përfaqësueve të opozitës i cili nuk ka munguar asnjë ditë në protestën e organizuar dhe zhvilluar rutinë prej pothuajse një viti nga banorët e Unazë së Re, ndërkohë që ky nuk do të ishte rasti i parë kur ai shoqërohet në Komisariat.

Fax News ka fiksuar momentin e arrestimit të njërit prej banorëve emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa sipas dëshmitarëve arrestimet janë bërë në zonat e vaçuara dhe ku mungon ndriçimi.

Personi në fjalë është futur me forcë në makinën e Policisë nga persona civil të cilët e kanë rrethuar dhe futur me dhunë  në mjetin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat