Gazetarja Ambrozia Meta tallet me Edi Ramën: Mezi po pres të jap lajmet për ty!

Shqipëria

Gazetarja Ambrozia Meta tallet me Edi Ramën: Mezi po pres të jap lajmet për ty!

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:54
Edi Rama dhe Ambrozia Meta

Konferencat për shtyp të Edi Ramës si kryeministër janë përgjithësisht të qeta.

Ai flet për orë të tëra dhe më pas disa i bëjnë pyetje.

Përgjigjet sigurisht janë ato që do kryeministri dhe herë herë përgjigje pa përgjigje.

Por në njërën prej këtyre konferencave, z.Rama u përball me replika të ashpra me gazetaren Ambrozia Meta.

Sot, ajo ka dalë në një video që noa.al jua sjell më poshtë, mbushur me ironi dhe tallje për shefin e qeverisë ku madje thotë se mezi pret të japë lajmet qendrore në ERTV dhe se kryeministri është shumë i dashur me gazetarët.

Çfarë ndodhi në konferencën për shtyp.

Edi Rama nuk i mbajti dot nervat ndaj gazetares së Faxnews, Ambrozia Meta që i kujtoi avokatinë që i bënte dikur Elvis Rroshit, apo se si ka mundësi që ai nuk gjen dot dikë në PS që të mos ketë lidhje me trafikun e drogës për ta bërë Ministër të Brendshëm.

Pasi iku nga konferenca duke kërcënuar gazetaren me pronarin, Rama është kthyer sërish në sallë, sapo u fikën kamerat.

Gazetarët që ishin në sallën e konferencave në Rinas thane se kryeministri i thirri gazetares duke iu drejtuar me fjalët “Të kesh turp, se nuk respekton rregullat e konferencës për shtp”. “Jo, unë nuk mund të pranoj të më thuash që po bëj propagandë, kur thjesht po të bëj pyetje” i është përgjigjur gazetarja.

Më herët Rama ishte detyruar të braktisë konferencën për mediat, i acaruar nga pyetjet e gazetarëve, të cilët nuk ngurroi t’i kërcënojë duke i përmendur pronarin.

Rrëfimi i Ambrozia

Pas incidentit Ambrozia tregoi se çfarë ndodhi në konferencën e ndërprerë të kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se e pyeti Ramën se si ka mundësi që për ministrinë më të rëndësishme në vend mos të ketë persona të papërfshirë në trafikim droge.

“Unë qëndrova e heshtur për të reflektuar. Reagimet ishin shumë të mëdha. Doja të kuptoja nëse ishte pyetja ime, kryeministri apo çfarë ndodhi tjetër.

E para kam lexuar reagimin në rreshta të kryeministrit Rama. Nuk kam thyer atë që është konferenca për shtyp. Atë e theu vetë kryeministri. Unë kam bërë detyrën time. S’dua të merrem me sjelljen e Kryeministrit, apo atmosferën e krijuar, duke i prishur magjinë kryeministrit. Unë kam bërë një pyetje për të cilën s’mora përgjigje. Ai kaloi te pronari im, duke më shanazhuar.

A jam pjesë e një partie? E kam dëgjuar këtë koment jo vetëm nga z. Kopliku, por edhe nga njerëz të tjerë. Komentet në tërësi kanë qenë pozitive, por e kam për pjesën e kolegëve që janë të ndjeshëm kryeministrin” – tha Ambrozia Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat