Flet në lidhje telefonike i burgosuri që kërcënoi gjyqtarin: Ja e vërteta, çfarë më bëri, nëse s’tërhiqet, s’do i gjenden as kockat

Shqipëria

Flet në lidhje telefonike i burgosuri që kërcënoi gjyqtarin: Ja e vërteta, çfarë më bëri, nëse s’tërhiqet, s’do i gjenden as kockat

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:36
Pamje nga video

I dënuari Neim Behari që kërcënoi dje gjyqtarin Markelin Kuqo në Korçë ka sqaruar në një lidhje telefonike për Report Tv nga burgu i Drenovës se cila është e vërteta sipas tij dhe konfliktin me gjyqtarin.

Intervista me Neim Beharin nga burgu i Drenovës

Përshëndetje!


Në radhë të parë kisha një kritikë për mediat tuaj që të mos spekuloni nëse  nuk i keni informacionet e duhura. Për cfarë akuzohem unë nuk është e vërtetë, unë jam kundërshtar i bandës së Aldo Bare….Markelin Kuqo ka bërë një gjyq me mua dhe në datën 9 ka bërë një gjyq pa prezencën time.

Unë kam kërkuar transferimin në Fushë Krujë, por ky zotëri më ka bërë presion duke më thënë se jam shtetas grek, këtu është në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Nuk duhet të merren vendime në mungesë. Ai ka shkelur të drejtat dhe duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e të drejtave. Motra jam pak i axhituar. Ju keni dezinformuar.

Si është pretendimi juaj?
Unë i kam dhënë një paralajmërim të qartë Kuqos. Unë jam ankuar te Agim Ismaili dhe te ministria e drejtësisë, pasi lerë cfarë thotë ai, pasi po shkel të drejtat. Unë kam kërkuar transferimin nga Drenova në Fushë Krujë, Kuqo më ka lënë një shkresë të takoj Drita Jakën dhe një mjeke psikiatre, kjo është absurde fare. Në bazë të nenit 16 unë kam kërkuar përjashtimin e Markeljan Kuqos pasi është i paaftë. Ai ka një masë disiplinore, pasi ka liruar një të dënuar.

Unë i thash se nuk përmbush kriteret që të bësh një seancë për mua. Unë kërkova përjashtimin e tij, ai ka marrë vendim pas dy ditësh pa dijeninë time që të takoj Drita Jakën dhe një mjeke në spitalin e burgut pa dijeninë timë. Ministrinë e drejtësisë e kam njoftuar. Mos ndoshta këto veprime bëhen nga Kuqo se jam anëtar i PD-së dhe e bën për të më mbyllur gojën mua. Nuk më mbyll gojën mua. Ky ka shkelur të drejtat e njeriut.

Ideja është që ta sqarojmë?
Gjyqtarit i është bërë një paralajmërim dhe nëse vijon të bëjë këto gjëra unë them se këtij personi nuk do i gjenden as kocat. Unë kam ish-efektiv i CIA-s, ushtarak në Afganistan dhe nuk kam lidhje më këto që thuhen, terrorizmat.

Kuqo dje është lajmëruar, dhe nëse do të ishte ekzekutuar ka metoda më speciale që nuk janë parë në Shqipëri. Ai është paralajmëruar. Ai ka kërkuar të shkoj në Tiranë te Dritan Jaka. Ai kërkon të më mbyllë gojën me makanicione politike. Drita Jaka është shefe e shëndetësisë së drejtorisë së Burgjeve dhe një mjeke psikiatre. Pse kam kërkuar unë përjashtimin e tij, ai ka kërkuar që të bëj një vizitë. Unë banoj në Tiranë dhe kam kërkuar transferimin në Fushë Krujë. Këto bëhen me urdhra nga ministrja e shëndetësisë, Edi Rama apo ndonjë deputet i Korçës, kjo është politike.

Ju keni pranuar se keni vendosur eksploziv?
Aty ka pasur një pako të dyshimtë,  ndoshta eksplozivi ka qenë pa detonator brenda. Nuk mund të jap shumë sqarime se cfarë bëjnë  senatorët e mi të Cosa Notrës ato janë urdhra që ekzekutohen nga unë. Nëse Kuqo do të vijojë të shkelë të drejtat e njeriut ndaj meje do të shikoni se cfarë do të ndodhë.

E keni bërë ju porosinë nga burgu?
Zonjë ato janë kompetenca të mia nuk mund të jap informacion. Ai është telefonuar nga unë, i kam folur edhe me të mirë, ai thotë jam i Edi Ramës.

Nuk e rëndon kjo situatën tuaj?
Edhe ne të burgosurit jemi njerëz kemi shpirt dhe zemër, Ky gjyqtar është i korruptuar, ka liruar një të dënuar, ka pasuri të pajustifikueshme.

Pas kësaj që ndodhi a ka pasur veprime kundër jush, izolim?
Unë nuk kam shkelur asnjë ligj. Unë nuk kam telefonuar nga burgu, pasi ka ardhur shefi i komisariatit dhe një prokuror më ka pyetur, më pas jam interesuar, por nuk e di se cfarë bëjnë mafiozët jashtë. Alarmin nuk e kam dhënë unë, por ata..

A e keni porositur ju?
Nuk kam autorizim të jap informacion se cfarë kam bërë. Ai është mirë të zbatojë konventën e të drejtave të njeriut. Nuk ka negociata për Shqipërinë pa respektuar të drejtat e njeriut, unë jam qytetar grek, quhem Nikos Konstadinos, e kam identitetin e dytë. Do ju lutesha të paktën të merrni informacion herë tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat