Thirrjet antishqiptare, nëna e Kacifas nën hetim nga Antiterrori

Shqipëria

Thirrjet antishqiptare, nëna e Kacifas nën hetim nga Antiterrori

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 20:45
Foto

Nëna e Kostandin Kacifas procedohet penalisht nga prokuroria për thirrjet për dhunë të bëra pak ditë më parë në Gjirokastër. Dosja ndaj saj është referuar në prokurori nga Antiterrori i policisë shqiptare për veprën penale që dënohet deri në 3 vjet burg. Në cilësinë e provave janë administruar me video deklaratat e saj kundër rendit kushtetues dhe qytetarëve shqiptarë dhe thirrjet se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir.

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet ndaj nënës së Kostandin Kacifas, për thirrjet publike për dhunë të bëra gjatë përvjetorit të djalit të saj në fshatin Bularat.

67-vjeçarja, Vasilia Kacifas, është referuar në prokurori nga sektori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, për në thirrjet që bëri më 26 tetor tek varri i të riut në Gjirokastër.
Mësohet se oficerët e Antiterrorit kanë administruar pamje me video ku nëna e Kacifas bën thirrje kundër shtetit shqiptar dhe qytetarëve.

“Tradhtarët. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, kanë qenë thirrjet e 67-vjeçares.

Pikërisht për këto deklarata duket se ajo tashmë do të përballet me prokurorinë.

Burime për RTV Ora thanë se nëna e Kostandin Kacifas po hetohet për veprën penale të parashikuar nga neni 223 i kodit penal për thirrjet publike për veprime të dhunshme.

Në këtë nen, thuhet se deklaratat e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me
gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Procedimi penal mësohet se ka filluar edhe për zyrtarë të OMONIA-s të cilët kërcënuan dhe fyen gazetarët shqiptarë që po ndiqnin ceremoninë përkujtimore për Kostandin Kacifas në Bularat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat