Detaje të reja/Këngëtari i aksidentuar për vdekje në Durrës, ecte me 100 km/h me telefon në dorë

Shqipëria

Detaje të reja/Këngëtari i aksidentuar për vdekje në Durrës, ecte me 100 km/h me telefon në dorë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 14:47
Erjon Beli

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, ku një 30-vjeçar humbi jetën në aksin rrugor Plepa-Shkozet, në Durrës.

30-vjeçari Erjon Beli, me banim në Kavajë, i cili punonte si këngëtar i muzikës live nëpër lokale, mbeti i vdekur si pasojë e përplasjes së makinës tip “Renault” me të cilën udhëtonte, me trafikndarësen,

Nga hetimet e kryera rezulton se i riu ka qenë duke ecur me së paku 100 kilometër në orë, ndërkohë që pasagjer ishte vëllai i tij, i cili shpëtoi vetëm me disa lëndime të lehta.

Po ashtu rezulton se në kohën e aksidentit, Beli ka qenë me telefon në dorë, duke folur me kamerë.

Kjo duket se e ka bërë situatën fatale, duke bërë që Beli të humbasë kontrollin e mjetit, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Mësohet gjithashtu se i riu kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat