Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Abilekaj: Vrasje me porosi

Shqipëria

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Abilekaj: Vrasje me porosi

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 21:26
Enton Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj thotë se atentati në Shkozet, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku ishte i porositur.

Në studion e lajmeve të RTV Ora, Abilekaj deklaroi se roli i prokurorit Ndoj në këtë cështje është ende i dyshimtë.

Beti Njuma: Çfarë lidhje ka Rraja me personat që ka goditur?

Enton Abilekaj: Me informacionin që kemi, është një vrasje me porosi. Nëse Rraja është i përfshirë, është i akuzuar akoma, është bërë me porosi të dikujt tjetër. Dikush tjetër dyshohet të jetë një nga të interesuarit për pronat e Gjirit të Lalzit. Këtu kemi të bëjmë me një përplasje që përfshihet "Muharremi", Aleksandër Laho në këtë cështje. Këto janë gjëra që janë pranuar dhe nga palët, por roli i prokurorit Arjan Ndoj është ende i dyshimtë. Ne nuk e dimë a është ky i përfshirë në favor të njërës palë apo jo.

Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi ose Pellumb Aliasi ka marrë një plumb në nofull dhe e ka të pamundur komunikimin. Gjatë natës së atentatit, ai qëndroi me orë në sallën e operimit. Të dy ndodhen në spitalin e Durrës dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shoferi Andi Maloku ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka marrë një plumb në gjoks dhe një në shtyllën kurrizore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat